Disa zyrtarë të lartë në Rusi po kërcënojnë Perëndimin duke thënë se përgjigja ndaj Kievit do të jetë “e shëmtuar” nëse Ukraina përdor raketat me rreze të gjatë veprimi, me të cilat po furnizohet nga Perëndimi.

“Kievit po i jepen gjithçka që kërkon prandaj ne jemi të përgatitur. Do të reagojmë në një mënyrë që nuk do të jetë e bukur”, tha sot zv. ministri i jashtëm rus Minister Sergei Ryabkov sipas agjencisë shtetërore vendase RIA.

Ndërsa kreu i këshillit kombëtar të sigurisë Dmitry Medvedev ha se inkursioni i fundit i Ukrainës brenda rajonit rus Kursk justifikon përdorimin e armëve të çdo lloji nga Rusia.

Kërcënimet vijnë teksa liderët perëndimor planifikojnë më shumë dërgesa armatimesh për Kievin dhe autorizimin e përdorimit të tyre brenda apo jashtë Rusisë.

Disa liderë evropianë kanë refuzuar të autorizojnë përdorimin e armatiemve në Rusi prej frikës së përshkallëzimit.

Më herët presidenti rus Vladimir Putin tha mbi çështjen se “Perëndimi po nxit një luftë direkte me Moskën”, teksa vendet diskutonin për të lejuar Ukrainën të përdorë armët e tyre brenda territorit rus.