Mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk, ka hapur derën për një të ardhme si trajner pasi të tërhiqet nga futbolli. Lojtari është ende në dilemë për të ardhmen e tij, pasi kontrata e tij me “reds” skadon në fund të këtij sezoni.

Gjatë podcastit të Rio Ferdinand, holandezi tha: “Ndjej se patjetër do t’i jap diçka futbollit edhe pasi të mos luaj më. Më pëlqen gjithashtu të punoj dhe të vëzhgoj talentet e rinj, të mësoj duke i parë

”.

Van Dijk rrëfeu një të fshehtë: “Shkoj shpesh në Akademinë e Liverpool fshehurazi. Të shoh ata të rinj që luajnë të lumtur është diçka që më pasuron shpirtërisht. Ndaj mendoj edhe për trajnimin në të ardhmen, s’i stërviten ata”.

Për momentin nuk e di se çfarë më pret e ardhmja, por do të doja të qëndroja në këtë botë të futbollit edhe për shumë vite të tjera. Ende nuk kam ende një rol specifik, pasi është shumë herët për të menduar për të”, tha kapiteni i Liverpool.

The post Rrëfehet Van Dijk: Shpesh shkoj fshehurazi të shoh ata duke luajtur futboll dhe të mësoj appeared first on Telesport.