Zv.presidenti i Interit, Javier Zanetti foli në margjinat e eventit “Sport Movies & Tv 2024” në Milano. Argjentinasi e nis nga fitorja e fundit ndaj Empolit, duke folur edhe për ndeshjen e radhës kundër Napolit: “Janë gjithmonë ndeshje të vështira, edhe sepse janë afër me njëra-tjetrën. Në Empoli duhej të fitonim dhe të jepnim një përgjigje të rëndësishme, e cila mbërriti. Ne jemi një ekip që dëshiron të jetë konkurrues”.
Tashmë vjen përballja me Napolin, i cili duket se do të jetë edhe kundërshtari kryesor i zikaltërve për titullin: “E njoh shumë mirë Antonion për shkak të mënyrës se si punon, po bën mjaft mirë edhe te Napoli. Këto janë ndeshje të vështira dhe të rëndësishme, dy skuadrat kanë lojtarë të mrekullueshëm, shpresojmë të garojmë për titullin deri në fund”.
Në Champions League, skuadra e Inzaghit nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa në kampionat nuk ka stabilitet në mbrojtje. Zanetti shpjegon pse ky dallim: “Interi mund të konkurrojë për t’iu shkuar deri në fund të gjitha garave. Ne jemi duke punuar për këtë, lojtarët janë të vetëdijshëm se duhet të përmirësohemi. Edhe në aspektin mbrojtës po punojmë çdo ditë”.
Lautaro priste diçka më shumë se vendin e 7-të në garën e “Topit të Artë” 2024: “Të gjithë prisnim një pozicion të tij më të mirë, por edhe kjo nuk është keq. Këto çmime janë të tilla, Lautaro duhet të jetë i qetë. Për gjithçka që ka treguar me ne dhe Argjentinën, për gjithçka që ka fituar, ai ka marrë mirënjohje. Sigurisht, si klub jemi gjithmonë pranë tij”.
The post Zanetti ia bën të qartë Interit: Duam maksimumin në Serie A dhe Champions League appeared first on Telesport.