Boksieri amerikan Ryan Garcia (26 fitore, 2 humbje e 1 duel pa rezultat), pasi mbrojti titullin kampion bote në peshën “welterweight” (pesha deri 67kg) me një fitore me KO në raundin e dytë ndaj britanikut Conor Benn, tani kërkon të unifikojë titujt e këtij Divizioni.

Ai ka kërkuar një përballje me Teofimo Lopez në sfidën e radhës, pak ditë pas fitores së tij mbresëlënëse ndaj Benn. Garcia u shfaq dominues në ring në duelin e zhvilluar në Las Vegas.

Dua të bëj një përballje unifikimi kundër Teofimo Lopez. Mendoj se ky është hapi i duhur i radhës për mua“, deklaroi Ryan Garcia. Interesant fakti se Teofimo Lopez ishte i pranishëm në arenë në përballjen mes amerikanit dhe Benn.

Është një sfidë e madhe. Teo është një djalë që dhuron spektakël, përgatitja për atë sfidë do të jetë shumë interesante dhe ai është gjithashtu një boksier i mirë, kështu që le ta realizojmë“, shtoi Ryan Garcia.

Në fund, ai komentoi: “Kam shumë armë në arsenalin tim që ende nuk i kam shfaqur. Ka shumë gjëra tek të cilat kam punuar. Por kjo është thjesht një mundësi tjetër për t’i treguar ato në një ndeshje tjetër”.

The post Ryan Garcia synon unifikimin e titujve kampionë ndaj Teofimo Lopez pas triumfit me KO ndaj Benn appeared first on Telesport.