Janë përcaktuar sot çiftet gjysmëfinaliste të grand slam-it të US Open në tenis. Numri 2 në botë për meshkuj, tenisti gjerman Alexander Zverev, fitoi 3-0 (6-2, 7-5, 6-1) ndaj Botic van de Zandschlup.

Përballë Zverev në gjysmëfinale do të jetë rusi Kharen Khachanov, që triumfoi në çerekfinalen e fundit 3-0 (6-2, 7-5, 3-2) ndaj belgut Alexander Blockx. Ky i fundit u tërhoq i dëmtuar në setin e tretë.

Te femrat, një vend në gjysmëfinale siguroi tensitja kazake Elena Rybakina, që mundi 2-1 (3-6, 6-1, 6-4) kinezen Qinëen Zheng. Falë këtij triumfi, nga e hëna. Rybakina do të jetë numri 1 në botë për femra.

Përballë kazakes, në gjysmëfinale, do të jetë tenistja vendase Coco Gauff. Amerikania mposhti 2-1 me përmbysje rusen Mirra Andreeva (2-6, 7-6, 6-2). një ndeshje dramatike, sidomos në setin e dytë.

The post Rybakina në gjysmëfinalet e US Open dhe siguron ‘numrin 1’, kualifikohen edhe Zverev e Gauff appeared first on Telesport.