Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali në Click Plus në TV21 tha se pas shfuqizimit të Balancuesit, Komisioni Kadrovik në VLEN ka konstatuar se përfaqësimi i shqiptarëve në institucione shtetërore është rritur për 0,5 për qind, përcjell TV21.
“Me Balancues kemi pasur përfaqësimin e shqiptarëve në institucione e shtetit 22,3% dhe me shfuqizim in e Balancuesit, i cili ta përkujtojmë opinionin se ka qenë iniciativë e qeverisë teknike, me shfuqizimin e saj, gjatë funksionimit dhe veprimit të VLEN-it në qeveri, përfaqësimi është 22,8%. 0,5% është rritur përfaqësimi i shqiptarëve si rezultat i kërkesës dhe insistimit tonë për të përfaqësim”, tha mes tjerash Sali.
Sali nuk tregoi se kur do të hyjë në procedurë miratimi i ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, por thotë se i njëjti do të sigurojë përfaqësim të etnive, por edhe meritokraci.
“Komisioni i Venecias e ka vlerësuar si ligj që i përfaqëson edhe etnitë edhe meritokracinë. Brenda ligjit është paraparë edhe një trup që do ta monitorojë implementimin e këtij ligji. Kjo ka për qëllim të mbajë balanc mes përfaqësimit etnik dhe meritokracisë”, shtoi Sali.
