Në Ankara të Turqisë po mbahet samiti vjetor i NATO-s. 32 vende anëtare marrin pjesë për të rikonfirmuar pozicionimin e NATO-së si organizata më e fortë politiko-ushtarake në botë. Në takim është ftuar edhe presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski i cili pritet të ketë një takim kokë më kokë me presidentin amerikan, Donald Tramp. Ky i fundit paraprakisht ka pasur një bisedë telefonike rreth 90 minuta me homologun e tij rus, Vlladimir Putin me të cilin ka diskutuar mbi qëndrimet e SHBA-ve për anëtarësimin e Ukrainës në Aleancën Veri-Atlantike.
Në prag të samitit, në Ankara janë organizuar protesta nga Partia Komuniste e Turqisë të cilët kanë bërë thirrje që NATO të mos futet në tokën turke. Policia turke ka ndërhyrë në shpërndarjen e tyre dhe ka arrestuar të paktën 100 persona. Samiti i ardhshëm të që ishte paraparë të mbahet në Shqipëri është vënë në pikëpyetje për shkak të qëndrimeve të presidentit amerikan, Tramp i cili ka listuar tre shtete anëtare të cilat nuk kanë kryer sipas tij obligimin buxhetor ndaj aleancës. Nuk përjashtohet mundësia që samiti i vitit 2027 të zhvendoset në Shkup.
The post Samiti i NATO-s në Ankara, Zelensky dhe Trump pritet në takim kokë më kokë appeared first on Alsat.
