Skuadra e Arsimi 1973 vazhdon me përforcimet dhe së fundmi ka arritur marrëveshje me lojtarin që ka përvojë ndërkombëtar shqiptarë. Bëhet fjalë për Shefit Shefitin, i cili luajti për Besën 1976, sezonin e kaluar.

Shefiti më parë ka veshur fanellën e Shkendijës, Renovës, Prishtinës dhe Besës dhe kjo do të jetë paraqitja e dytë te KF Arsimi. Sulmuesi shënoi tre gola vitin e kaluar, dhe sezoni më i mirë i karrierës së tij ishte 2020/21, kur shënoi dhjetë gola me fanellën e Renovës.

Arsimi e pasuron më tej rotacionin ofensiv për të gjitha sfidat që e presin në futbollin elitar të Maqedonisë.

The post Shefit Shefiti firmos dhe rikthehet tek Arsimi appeared first on Alsat.