Shkëndija është eliminuar nga Hibernian në kualifikimet e Conference League, pasi humbi sfidën me rezultat të përgjithshëm 1-2.

Edhe pse tetovarët zhvilluan një ndeshje të mirë në shtëpi dhe krijuan plot 15 raste për gol, mungoi konkretizimi dhe takimi përfundoi pa gola.

Shkëndija u paraqit mirë edhe në fazën defensive, duke neutralizuar disa mundësi të Hibernianit, por rezultati i ndeshjes së parë rezultoi vendimtar. Kështu, skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut mbetet pa Evropë këtë sezon dhe tashmë do të fokusohet në kampionatin vendas.

The post Shkëndija eliminohet nga Conference League appeared first on Telesport.