Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në koordinim me Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Institutin e Shëndetit Publik dhe Qendrën e Shëndetit Publik, kryen një kontroll të jashtëzakonshëm në kuzhinën e operatorit ushqimor në shkollën fillore “Dimo Haxhi Dimov” në Shkup. Veprimi u ndërmor pasi një numër i madh nxënësish u ankuan për dhimbje stomaku. Sipas informacioneve, tre fëmijë janë në trajtim spitalor. Për të përcaktuar burimin e mundshëm të helmimit me ushqim, kuzhina në shkollë u mbyll përkohësisht, ndërsa u morën tamponë nga të punësuarit në kuzhinë, si dhe mostra nga ushqimi.

“Sipas të gjitha protokolleve, u veprua menjëherë, u doli në terren dhe u morën mostra nga gjithçka që është me interes për ne, si tamponë nga personat që punojnë në kuzhinë – nga duart, fyti dhe hunda. U morën tamponë nga sipërfaqet e punës, u morën mostra nga ushqimi që kanë konsumuar nxënësit, gjithçka që kanë përdorur. Me kërkesën tonë si Institut, dhe megjithëse nuk ishte paraparë, morëm edhe mostra nga uji”, tha Marija Andonovska