Sot e gjithë bota e futbollit dhe të apasionuarit janë në dijeni të një emri i cili do të jetë gjithashtu i lakmuari i merkatos së verës: po flasim për Gyokeres! Suedezi i Sporting Libonës është duke bërë një sezon të jashtëzakonshëm në një vit 2024 si “terminator” por përpara se klubi portugez të paguante 24-25 mln euro, skandinavi bënte të njëjtën gjë në katëgorinë e dytë angleze, pra në Champioship, me Coventry, ku shënoi 41 gola në 3 sezone dhe te i fundit përpara se të shitej arriti shifrën 21 gola.
Te ai kampionat, nga i cili kanë dalë shumë emra të mëdhenj që sot luajnë në Premier League dhe që furnizojnë ekipet kryesore duke kaluar shpesh si trampolinë aktivizimi dhe për të gjetur minuta e besim, luan edhe një djalosh shqiptar, që me Bristol City është duke shkëlqyer dhe çdo fundjavë është ndër më të mirët.
Quhet Anis Mehmeti, ka lindur në Londër, ka zgjedhur të përfaqësojë ngjyrat kuqezi dhe gjithashtu është aktivizuar në pjesët e dyta të tre ndeshjeve kualifikuese për Europianin 2024 në Gjermani: ndaj Ishujve Faroer, ndaj Moldavisë dhe Polonisë. Në total, 58 minuta për sulmuesin e krahut të majtë që mund të luajë dhe si i djathtë.
Më pas, zhdukje nga radarët! Dhe duket e çuditshme sepse sivjet është duke u aktivizuar rregullisht dhe gjithashtu ka shënuar 4 gola në 14 ndeshje. 23 vjeçari e priste një ftesë nga trajneri Sylvinho në këto Nations League por ajo thirrje ska ardhur kurrë… Nëse është e vërtetë që mjaftojnë 58 minuta për të zgjedhur dikë, atëherë supozohet që sot të mos thërriten gjysma e atyre që janë grumbulluar deri tani…
The post Si u zhduk nga radari kuqezi talenti i cili shkëlqen te ai kampionat ku Sportingu pagoi 24 mln euro për Gyokeres! appeared first on Telesport.