Një ngjarje e papranueshme ka ndodhur në futbollin anglez. Organizata e Gjyqtarëve të Premier League (PGMOL) ka nisur një hetim zyrtar ndaj gjyqtarit David Coote.

Arsyeja është një video e bërë tashmë publike, në të cilën gjyqtari shfaqet duke fyer Liverpool-in dhe ish-trajnerin e skuadrës së kuqe, Jurgen Klopp, me fjalë banale.

Coote është arbitri i cili drejtoi ndeshjen e fituar 2-0 të Liverpool-it ndaj Aston Villa-s. Ai duket qartë në video e ka quajtur klubin “m*t” dhe mendohet se kjo video është e vitit 2020.

Coote është pezulluar dhe nuk do të gjykojë ndeshjet e ardhshme të Premier League. Presim se si do të shkojnë hetimet, sepse mund të jetë edhe ndonjë modifikim me IA.

The post Skandal në Premier League! Gjyqtari kapet mat në një video duke ofenduar rëndë Liverpool dhe Klopp appeared first on Telesport.