Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova sot ka zhvilluar bisedë të shkurtë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodomir Zelensky, e cila ka shprehur mbështetje për përpjekjet për përfundim të luftës.
Presidenti ukrainas e njoftoi presidenten Siljanovska-Davkova në lidhje me përpjekjet intensive diplomatike të drejtuara drejt arritjes së marrëveshjes për paqe të drejtë sa më shpejtë.
Presidenti ukrainas, falënderoi presidenten për mbështetjen që Maqedonia e Veriut ka për Ukrainën, ndlrkohë që edhe ka paralajmëruar mbajtjen e Samitit “Ukraina – Evropa Juglindore” të liderëve të vendeve të rajonit.
