Diego Pablo Simeone foli në konferencë për shtyp në prag të debutimit të Atlético Madridit në Champions League 2026/27 ndaj Liverpool-it në “Anfield”. Trajneri argjentinas u ndal edhe te Julián Álvarez, i cili është rikthyer në dispozicion, pas zërave për një largim të mundshëm.

Simeone pranoi se sulmuesi ende nuk është në formën optimale dhe la të kuptohet se nuk do ta nisë ndeshjen si titullar: “Julián është në fazë rritjeje, nuk e shoh gati për ta nisur titullar. Sigurisht, do të na ndihmojë gjatë ndeshjes”.

Trajneri theksoi se Atlético Madridi ndodhet në një periudhë përshtatjeje, me shumë lojtarë të rinj dhe futbollistë që janë bashkuar vonë, pas angazhimeve me kombëtaret: “Jemi në një fazë rritjeje. Duhet të gjejmë pak nga pak ekuilibrin tonë”.

The post Simeone “frenon” Julián Álvarez: Është në fazë rritjeje, nuk e shoh ende titullar appeared first on Telesport.