Tenisti italian Jannik Sinner, numri 1 në botë për meshkuj, fitoi të dielën në turneun Masters në Madrid. Në finale, ai mposhti me lehtësi 2-0 (6-1, 6-2) gjermanin Alexander Zverev, një ndeshje që zgjati më pak se një orë.
Ndonëse pritej një përballje më e fortë, në fushë dominoi Sinner, që e ktheu finalen në një stërvitore. Ajo që bie në sy është forma e shkëlqyer po kalon italiani, që në 58 ditë ka luajtur dhe fituar 23 ndeshje (humbja e fundit daton më 19 shkurt).
Jo vetëm kaq, por Sinner ka dalë fituar në katër turnetë Masters të luajtur dy muajt e fundit: Indian ëells, Majemi, Montekarlo dhe Madrid. Vetëm Djokovic ka arritur ta realizojë një gjë të tillë dhe duket se Sinner mund ta parakalojë në Romë.
Madje ky është Masters i pestë radhazi i fituar, përfshi edhe atë të fundit të vitit të kaluar në Paris, gjë që nuk e ka realizuar asnjë në historinë e tenisit. Për Sinner ky është titulli numër 28 në karrierën e tij të jashtëzakonshme.
The post Sinner leksion Zverev në finale, triumfon në turneun Masters në Madrid dhe shkruan historinë appeared first on Telesport.
