Në Spanjë, një zjarr i madh pranë Madridit konsiderohet përtej kapaciteteve të zjarrfikësve. Tre vatra zjarri në perëndim të kryeqytetit janë bashkuar në një front të vetëm, duke e përkeqësuar ndjeshëm situatën. Qeveria spanjolle ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare. Rreth 25 mijë persona janë urdhëruar të evakuohen. Zëdhënësi i qeverisë rajonale të Madridit, paralajmëroi se numri i të evakuuarve mund të rritet, pasi flakët po përhapen me shpejtësi në distanca të mëdha. Sipas autoriteteve, deri tani janë djegur të paktën 6 mijë hektarë tokë në rajonin e Madridit dhe rreth 9 mijë hektarë në provincën e Avilës./Alsat.mk.

The post Spanja përballet me zjarre masive, evakuohen 25 mijë persona appeared first on Alsat.