Bayern Munich bëri vetëm dy transferime gjatë merkatos së fundit, Ismael Saibari dhe Nathaniel Brown. 23-vjeçari i transferuar nga Eintracht Frankfurt për 55 milionë euro, ka bërë vërtet mirë në paraqitjet e tij të para me fanellën e bavarezëve.
Shoku i tij i skuadrës, Luis Diaz, e ka kompliemntuar publikisht ylline ri të bavarezëve, duke pranuar që është befasuar nga paraqitjet e tij. “Spektakolar. Në ndeshjet e para mendova: uau. Ai vërtet më habiti; ka një potencial të jashtëzakonshëm”, tha Diaz.
Duke qenë se Bayern ka pasur mungesa të shumta në fillim të sezonit, Vincent Kompany e aktivizoi 23-vjeçarin (që luan zakonisht si mbrojtës i majtë) në rolin e mesfushorit ofensiv në ndeshjen e Superkupës kundër Borussia Dortmundit, si dhe në përballjet e dy javëve të para në kampionat, ndaj VfB Stuttgart dhe FC Schalke 04, para se ai të rikthehej së fundmi në pozicionin e tij të zakonshëm.
“Ky fleksibilitet i tij na jep një avantazh të madh. Kemi afruar një lojtar të shkëlqyer. Ai padyshim që do të na ndihmojë të ecim përpara,” shtoi Diaz.
The post “Spektakolar. Në ndeshjet e para mendova: uau”, Luiz Dias i befasuar nga blerja e re e Bayern Munich appeared first on Telesport.
