Studenti po rikthehet në kohët e arta në Superligën shqiptare në volejboll për meshkuj. Kryeqytetasit udhëheqin renditjen me 12 pikë të plota pas fitores 3-0 (25-17, 25-21, 25-23) arritur ndaj Tiranës në “Fahrie Hoti” e vlefshme për javën e 4-t .
Një ndeshje e komanduar shumicën e kohës nga Studenti, që i meritoi tri pikët. Tirana, ndonëse e përmirësoi lojën e saj nga seti në set, nuk arriti dot të rivalizojë, duke qenë larg pritshmërive.
Një fitore të rëndësishme jashtë fushe korri Vllaznia, që mundi 3-1 Erzenin (25-17, 20-25, 25-13, 25-22). Loja e ekipit shijakas ishte me hope, duke mos rivalizuar dot, ndërsa shkodranët ishin gjithnjë në avantazh dhe e merituar fitoren.
Ngjit shkallët e renditjes Partizani, që triumfoi 3-0 në Korcë ndaj Skënderbeut vendës (25-19, 25-19, 25-23). Nga skuadra vendase pritej më shumë në këtë përballje, por në fushë komanduan kryeqytetasit, të përforcuar së fundi me disa të huaj.
Superliga-Meshkuj, java e 4-t
Erzeni – Vllaznia, 1-3
Tirana – Studenti, 0-3
Skënderbeu – Partizani, 0-3
Elbasani (pushim)
Renditja: Studenti 12 pikë, Vllaznia 8 pikë, Partizani 6 pikë, Skënderbeu 6 pikë, Tirana 4 pikë, Erzeni 0 pikë, Elbasani 0 pikë.
The post Studenti i pandalshëm i jep leksion edhe Tiranës, fitore jashtë fushe për Vllazninë e Partizanin appeared first on Telesport.
