Administrata Hidrometeorologjike për nesër paralajmëron mot të ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil, me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta veriore (mbi 50 km/orë) në disa vende.
Lokalisht, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shira më të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta (mbi 60 km/orë) dhe kushte për breshër të izoluar.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtra me shira të rrëmbyeshëm intensivë, bubullima dhe erëra të forta.
The post Stuhi me shira të rrëmbyeshëm parashikohet për nesër në Shkup appeared first on Alsat.
