Roja Bregdetare turke njoftoi se dje, pranë bregut verior të Detit të Zi, është sulmuar një anije turke, ku një marinar humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën.
Anija “Duru 67” u sulmua në perëndim të Sevastopolit, në Krime.
Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
