Anis Mehmeti e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri me Bristol City, që merr pjesë në Championship në Angli. Mesfushori me tipare sulmuese ka shënuar golin e dytë në 4 javë të këtij sezoni të ri.

Bristol City po fiton në shtëpi 3-1 ndaj Hull City, pas 45 minutave të para. Kur rezultati i përkohshëm ishte 1-1, Anis Mehmeti kaloi ekipin e tij në avantazh, pasi dërgoi topin në rrjetë, pas asistit që mori me kokë nga shoku i skuadrës. SHIKOGOLIN

Në mënyrë të habitshme, edhe pse sezonin e kaluar, Mehmeti tregoi një formë shumë të mirë, nuk u ftua kurrë nga trajneri Sylvinho dhe e njëjta gjë vazhdon akoma. Arsyeja? E di vetëm Sylvinho, pasi Mehmeti është padyshim një nga lojtarët shqiptarë që ka ruajtur një formë dhe nivel të mirë në mënyrë sistematike.

The post Sylvinho vazhdon ta injorojë, Anis Mehmeti shënon golin e dytë në 4 javë në Championship (video) appeared first on Telesport.