Mbrojtësi i Manchester United, Lisandro Martinez, foli për mediat pas humbjes 0-1 në derbin ndaj Manchester City. Ai u shpreh se goli o “citizens” ishte në pozicion jashtë loje: “Mendoj se Fernandez ishte në pozicion jashtë loje”.

Ajo që nuk arrij të kuptoj janë rregullat. Ai ishte aty! Unë shkova drejt tij sepse e kisha përballë. Pikërisht për këtë arsye Haaland mbeti i lirë në zonën e prapme. Dua të jem i qetë, por është shumë e vështirë”, tha Martinez.

Më tej, Lisandro Martinez shtoi: “Çdo sezon, zyrtarët vijnë në klubin tonë dhe shpenzojnë një orë duke shpjeguar rregullat; ata duken kaq të sigurt në atë që thonë. Dhe, më pas, është e papranueshme që pesë apo gjashtë persona (zyrtarë) të bëjnë një gabim të tillë në Premier League. Padrejtësi!”

Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, u shpreh: “Shpjegimi që mora ishte se ai nuk po ndërhynte në lojë. Thjesht nuk e kuptoj, vërtet nuk e kuptoj. Nëse rregullat interpretohen kështu”.

“Për më tepër, pozicioni jashtë loje ishte disi i dyshimtë duke nisur që nga momenti kur u vizatua vija. Është shqetësuese nëse loja shihet vërtet në këtë mënyrë nga ata që e gjykojnë atë”, tha Carrick.

The post Te Manchester United të zhgënjyer për golin e Haaland: Pozicion jashtë loje, kjo është padrejtësi! appeared first on Telesport.