Të paktën 27 persona humbën jetën si pasojë e një zjarri të madh që shpërtheu në një klub nate në Bangkok, përpara se zjarrfikësit të arrinin ta vinin situatën nën kontroll.
Zjarri u raportua rreth mesnatës. Pamjet e publikuara nga ekipet e shpëtimit tregojnë flakë të mëdha që dilnin nga hyrja e objektit në pjesën veriore të kryeqytetit tajlandez, ndërsa njerëzit përpiqeshin të shpëtonin dhe re të dendura tymi të zi mbuluan ndërtesën.
Kryeministri i Tajlandës, Anutin Charnvirakul, bëri të ditur se 27 persona kanë humbur jetën në këtë incident, ndërsa disa dhjetëra të tjerë janë dërguar në spital. Shkaqet e zjarrit ende janë duke u hetuar.
Sipas autoriteteve, zjarrfikësve iu deshën rreth 30 minuta për të lokalizuar dhe vënë nën kontroll flakët.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë tavolina dhe karrige të djegura, si dhe dëmtime të mëdha në brendësi të lokalit.
