Thiago Silva ka kritikuar mënyrën se si Carlo Ancelotti po ndërton Brazilin e ri. Në një deklaratë për “Rádio Tupi”, mbrojtësi veteran ka kërkuar më shumë gradualitet në ndryshimet e kombëtares:
“Do që të gënjej apo të them të vërtetën? Nuk mund të heqësh dorë nga dikush që është 31, 32, 33 vjeç. Unë pothuajse shkova në Kupën e Botës në moshën 41-vjeçare”.
Silva këmbëngul se një kombëtare nuk mund të ndryshohet me të njëjtën logjikë si një klub: “Në kombëtare gjërat duhet të bëhen ngadalë. Nuk mund t’i largosh të gjithë dhe të sjellësh lojtarë të rinj, kjo gjë duhet të bëhet hap pas hapi. Është shumë ndryshe nga një klub”.
Duke iu referuar Ancelottit, shtoi: “Ai vjen nga Europa, ku është më e lehtë të bësh gjëra të tilla. Këtu nuk funksionon kështu. Nuk më pëlqen ky lloj ndryshimi, nuk jam dakord, por ai është në krye dhe vendos vetë”.
The post Thiago Silva del kundër Ancelotti: Po flasim për Brazilin, është shumë ndryshe nga një klub appeared first on Telesport.
