Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, foli për “Inter TV” pas barazimit 1-1 në derbin kundër Milanit: “Bëmë një ndeshje të madhe, veçanërisht në pjesën e dytë. Goditëm disa herë shtyllën, pati debat për penalltinë. Shënuam në fund dhe marrim këtë pikë për të ecur përpara”.

Keni treguar shumë karakter. Nuk ishte e lehtë pas 3 shtyllave dhe golave të anuluar…
Është e vërtetë, në pjesën e parë nuk hymë në fushë si Interi. Në të dytën ishim shumë më mirë.

Një pikë e rëndësishme, por rezultati ju lë një shije të hidhur…
Po, sepse jemi Interi. Kur zbresim në fushë, gjithmonë duam të fitojmë.

Keni folur në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes? Lautaro ose Barella kanë thënë diçka?
Jo, por nuk kemi nevojë të themi asgjë. Të gjithë e dimë cilat janë objektivat tona këtë sezon, ndaj duhet të bëjmë gjithçka për t’i arritur.

Çfarë ndryshon në aspektin mendor pas një pike të tillë?
E dimë që jemi një skuadër me shumë karakter. Asgjë nuk ndryshon për ne, thjesht një pikë më shumë në renditje.

Kalendari tani është shumë i ngjeshur, nuk ka kohë për pushim…
Sonte pushojmë me familjet, pastaj të enjten na pret Fiorentina dhe do të japim maksimumin. Më pas, shohim si do të shkojë.

The post Thuram: Bëmë një ndeshje të madhe ndaj Milanit, veçanërisht në pjesën e dytë appeared first on Telesport.