Arsenal fitoi thellë 5-1 ndaj Manchester City në Premier League, duke mbajtur vendin e dytë në kampionat dhe shuar prëfundimisht shpresat e “citizens” për titullin. Gjithsesi, trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, i ka kërkuar klubit në ditën e fundit të merkatos së dimrit një sulmues.

Realizuam 5 gola dhe bëmë një paraqitje e jashtëzakonshme ndaj City. Pesë gola të ndryshëm nga mënyra e ekzekutimit, pesë golashënues të ndryshëm, por ende na mungon sulmuesi kryesor, siç e kanë të gjitha ekipet e tjera

”, tha Arteta.

Gjithçka mund të ndodhë në ditën e fundit të merkatos, ndaj të shohim. Nuk dua të përmend emra, pasi janë thjesht supozime”, shtoi Arteta. Orët e fundit është përfolur për ardhjen e Ollie Watkins nga Aston Villa apo Mathys Tel nga Bayern Munich.

The post I shënoi 5 gola Manchester City, trajneri Arteta këmbëngul: Kemi nevojë për një sulmues appeared first on Telesport.