Juventus fitoi 4-1 ndaj Empoli, një sukses me përmbysje për bardhezinjtë, që për 60 minuta ishin në disavantazh. Ai që nisi përmbysjen e skuadrës së Juventus ishte sulmuesi Kolo Muani, që shënoi dy gola.
I ardhur në merkaton e janarit, sulmuesi 26-vjeçar francez tha: “Ne morëm tre pikë të rëndësishme dhe jam shumë i lumtur për dy golat, sepse synimi i ekipit është të vazhdojë të fitojë
”.Duke folur për ardhjen e tij te Juventus, ku në dy ndeshje ka realizuar tri gola, ai tha: “Është e pabesueshme, është fantastike të jesh këtu. Nuk e kisha imagjinuar një start të tillë këtu”.
“Ne fituam, por duhet të vazhdojmë ta ruajmë këtë ritëm edhe më tej. Është e rëndësishme që të marrim tri pikët edhe në takimin e radhës”, u shpreh Kolo Muani.
The post Po kthehet në heroin e ri te Juventus, Kolo Muani: Nuk e kisha imagjinuar një start të tillë appeared first on Telesport.