Mesfushori Youri Tielemans shprehu zhgënjimin e tij për paraqitjen e dobët të Manchester United në humbjen e diskutueshme të derbit kundër Manchester City. Skuadra e Michael Carrick e ka nisur ngadalë sezonin në Premier League, me dy humbje deri më tani dhe vetëm 4 pikë të grumbulluara.
“Është zhgënjyese; të gjithë janë të zhgënjyer dhe të frustruar sepse e dimë që mund të luajmë shumë më mirë. Ne duam t’i bëjmë gjërat siç duhet, por shpesh gjerat nuk kanë shkuar ashtu siç donim“, tha Tielemans në prag të ndeshjes së Carabao Cup, që “djajtë e kuq” do të luajnë të mërkurën ndaj Brighton.
“Ndaj City nuk e shfrytëzuam sa duhet rastin që ishim me një lojtar më shumë. Nuk i shfrytëzuam hapësirat e duhura, bëmë gabime në pasime dhe ndoshta u nxituam paksa tepër. Nuk bëmë pasimet e duhura finale në zonën e sulmit për të krijuar mjaftueshëm raste për të shënuar, kështu që ishte e vështirë“, tha belgu.
“Sezoni sapo ka nisur ndaj duhet të punojmë më shumë për t’i kthyer gjërat në drejtimin e duhur. Skuadra ka potencial për të treguar se vlen më shumë se 4 pikët e grumbulluara deri më tani në kampionat. Me mendalitetin e duhur do të arrijmë te trofetë”, tha Tielemans.
The post Tielemans i zhgënjyer nga paraqitja e United: Gjërat s’po shkojnë ashtu si duhet, skuadra ka më shumë potencial appeared first on Telesport.
