Ka startuar Kupa e Shqipërisë në volejboll për meshkuj, me ndeshjet e javës së parë të fazës së grupeve.
Në Grupin A, në të vetmin takim të luajtur aty, ekipi i Studentit fitoi 3-1 ndaj Teutës (20-25, 25-23, 25-23, 25-21). Një fitore me përmbysje e skuadrës kryeqytetase, që arriti të rikuperojë disavantazhin e setit të parë.
Në takimet e Grupit B, skuadra e Tiranës mundi 3-1 Vllazninë në “Fahrie Hoti” (25-21, 25-12, 24-26, 25-14). Miqtë nga Shkodra ishin larg asaj që pritej, ndërsa bardheblutë e komanduan dhe fituan me meritë ndeshjen.
Pa probleme fiton në Korçë skuadra vendase e Skënderbeut, që mundi 3-0 Elbasanin (25-11, 25-17, 25-19). Një ndeshje që ishte si një stërvitore për korçarët, ndjeshëm më superiorë në fushë, që morën tri pikët e para.
Meshkuj, Grupi A
Studenti – Teuta, 3-1
Partizani (pushim)
Renditja: Studenti 3 pikë, Teuta 0 pikë, Partizani 0 pikë.
Meshkuj-Grupi B
Tirana – Vllaznia, 3-1
Skënderbeu – Elbasani, 3-0
Renditja: Skënderbeu 3 pikë, Tirana 3 pikë, Vllaznia 0 pikë, Elbasani 0 pikë.
The post Tirana, Skënderbeu e Studenti korrin fitoret e para në Kupën e Shqipërisë për meshkuj appeared first on Telesport.