Cleveland vijon të jetë lider në Konferencen e Lindjes pas fitores në sekondën e fundit naj Milwaukee me shifrat 114-113. Donovan Mitchell me 30 pikë ishte lider për Cavaliers, ende të pamposhtur këtë sezon, ndërsa 75 pikët e dyshes Lillad-Antetokounmpo mbetën për statistikë.

Fiton edhe skuadra e Boston, që triumfoi 113-103 në fushën e Charlotte. Ndeshje e komanduar nga miqtë, ku u dallua Jayson Tatum me 29 pikë. Jashtë fushe fiton edhe Miami, 118-98 ndaj Washington, sfidë ku diferencën e bëri Adebayo me 32 pikë.

E pamposhtur edhe skuadra e Oklahomës, që kryeson renditjen në Konferencën e Perëndimit dhe sot fitoi 105-92 ndaj Clippers. Të gjithë titullarët e Thunder realizuan mai 10 pikë, ku shkëlqeu Alexander Shai me 25 pikë.

Pas kohës shtesë fiton ekipi i Golden State, që mundi 127-121 Houston, ndeshje ku u dallua Hield me 27 pikë. Rikthehet te fitorja ekipi i Denver, që mundi 129-103 Utah Jazz, sfidë ku Nikola Jokic realizoi 27 pikë e 17 rebound. 

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Boston, 103-113

Philadelphia – Memphis, 107-124

Toronto – Sacramento, 131-128

Houston – Golden State, 121-127

Milwaukee – Cleveland, 113-114

San Antonio – Minnesota, 113-103

Washington – Miami, 98-118

Denver – Utah Jazz, 129-103

Phoenix – Portland, 103-97

Clippers – Oklahoma, 92-105

The post Cleveland mposht Bucks në sekondën e fundit, Golden State triumfon pas kohës shtesë appeared first on Telesport.