Mikel Arteta sigurisht që nuk mund të jetë i kënaqur me ecurine e Arsenalit dhe mbi të gjitha katër ditë para udhëtimit në San Siro kundër Interit në Champions League.

Përpara mikrofonëve të Premier League Productions, trajneri spanjoll i Topçinjve ka pranuar: “Ne e meritonim humbjen ndaj Newcastle. Mendova se e nisëm shumë mirë dhe ishim vërtet dominues. Nuk e mbrojtëm mirë zonën. Urime për ta. Ata shënuan një gol të bukur me një pasim të bukur”, filloi Arteta.

Vazhdon: “Pastaj loja ndryshon dhe ju filloni të luani një lojë tjetër. Duhet të përshtateni dhe ne nuk e bëmë aq mirë. Jam shumë i frustruar. Ne u tërhoqëm zvarrë në një lojë që ata vazhdimisht e kërkojnë dhe nuk mundem të luajmë ashtu siç donim. Ne patëm dy mundësi të shkëlqyera: Mikel pati një të rëndësishme, Declan pati një tjetër.

Për reagimin ndaj humbjes: “Ne mund të themi çfarë të duam. Kemi vështirësi në gjetjen e fjalëve. Duhet ta dëshmojmë në fushë të mërkurën në mbrëmje (kundër Interit). Duhet të jesh në maksimumin. çdo herë për t’i dhënë vetes një shans për të fituar”.

The post Arteta i hidhëruar: “Arsenali nuk është ky, pres reagim ndaj Interit në Champions!” appeared first on Telesport.