Detaje të reja nga kontrata që i eshte ofruar Vinicius Junior nga Arabia Saudite janë zbuluar dhe po konsiderohet si diçka që nuk është parë më herët në futboll.
Kontrata e tij aktuale me madrilenët skadon në vitin 2027, teksa braziliani ende nuk ka dhënë një përgjigje definitive ndaj kërkesës së klubit për ta zgjatur atë edhe më tej. Mes thashethemeve për një kontratë 1 miliardë euroshe nga Arabia Saudite, Real Madridi ka kontaktuar agjentët e 24-vjeçarit për të diskutuar marrëveshjen e re.
Reali po synon që të sigurojë shërbimet e Viniciusit përtej vitit 2027 dhe tashmë Foot Mercato ka zbuluar disa detaje të reja nga kontrata e propozuar. Është raportuar se pronarët arab i kanë bërë një ofertë reprezentuesit brazilian me një pagë e cila thuhet se nuk është parë asnjëherë në botën e futbollit.
Kjo kontratë është përshkruar si ‘historike’ dhe do ta bënte atë lojtarin më të paguar në botë teksa Vinicius është zbuluar se do të kishte fjalën e tij në transferimet e klubit.
Burime pranë raportimit kanë bërë me dije se Vinicius do ta provojë fatin e tij në Lindjen e Mesme në të ardhmen, por momentalisht është tërësisht i përkushtuar tek Real Madrid.
The post Detaje të reja nga kontrata që arabët i kanë ofruar Vinicius Jr! appeared first on Telesport.