Lautaro Martínez shpjegon rrugëtimin drejt titullit të tij të tretë me Interin: “Ajo që thashë në Botërorin e Klubeve ishte çfarë ndjeja në atë moment. Pashë gjëra që nuk më pëlqyen dhe i thashë, nuk ishte e planifikuar. Sot kam vetëm lumturi, është fryt i gjithë punës. Vuajtëm shumë, nuk ishte e thjeshtë të rinisnim pas sezonit të kaluar, shumë i vështirë sepse humbëm gjithçka. Ndoshta në fillim nuk na konsideronin favoritë, por punuam shumë dhe arritëm të bëjmë diçka të rëndësishme.
A luajmë futboll sulmues? Sigurisht që po. Prej vitesh bëjmë një punë të madhe, kemi arritur dy finale të Champions-it. Duhet të vazhdojmë kështu, sepse kur fiton, duhet të vazhdosh të fitosh. Në një kampionat kaq të balancuar, bëmë sprintin final në mënyrën e duhur. Grupi ishte gjëja më e rëndësishme”.
Për trajnerin Cristian Chivu: “Solli energji dhe entuziazëm të ri. Edhe me Simone Inzaghi bëmë katër vite të jashtëzakonshme, por këtë vit na duhej një ndryshim. Pas asaj finaleje Champions-i erdhi trajneri i ri dhe solli buzëqeshje në grup. Hapësira për trofe? Gjithmonë krijohet mundësia. Mentaliteti im dhe i Interit është të vazhdojmë të fitojmë. Jam i lumtur dhe krenar që vesh këtë fanellë”.
The post Titulli i tretë me Interin, flet kapiteni Lautaro Martinez: Krenar që vesh këtë fanellë appeared first on Telesport.
