Presidenti Giuseppe Marotta foli pas titullit të 21-të të Interit, i dhjeti personal: “Ky është titulli i Cristian Chivu dhe i skuadrës. E zgjodhëm me guxim trajnerin e ri, kishte një CV fituese si lojtar dhe trajner te ‘Primavera’. Këto aftësi na bindën, mund të qëndrojë tek Interi për shumë vite. Ky titull është një ëndërr e realizuar. Falënderoj presidentët para meje, tifozët e mrekullueshëm dhe pronësinë që na lejoi të punonim të qetë.
Për merkato flasim çdo ditë, por tani nuk është momenti. Kemi ide të qarta, edhe falë bashkëpunimit me pronësinë. Kemi një grup të konsoliduar dhe bërthamë të fortë italianësh, duhet të vazhdojmë kështu dhe të vlerësojmë talentet më të mira italiane. Alessandro Bastoni është një siguri. Po flas për talente që luajnë diku tjetër dhe mund të na përshtaten.
Ka lojtarë të mirë që janë idealë për stilin tonë, si dhe të huaj me eksperiencë. Duhet përzierja e duhur, vetëm me të rinj nuk fitohet. Të huajt duhet të sjellin kulturën e fitores. Luca Palestra? Fatkeqësisht nuk është i yni, por ka një të ardhme të madhe”.
The post “Titulli, meritë e trajnerit dhe skuadrës. Chivu do të qëndrojë tek Interi për shumë vite” appeared first on Telesport.
