Tottenham është klubi më aktiv deri tani në këtë merkato. Klubi londinez ka shpenzuar 267 milionë euro për tre transferime: Sandro Tonali, 108 milionë euro + bonuse. Mateus Fernandes – 98 milionë euro. Jan Paul van Hecke – 60 milionë euro.

Po ashtu ka transferuar falas Andy Robertson, Marcos Senesi dhe Martin Dubravka. Objektivi i radhës i klubit londinez është të forcojnë sulmin dhe kanë zgjedhur zbulimin e sezonit të fundit në Premier League, francezin Eli Junior Kroupi.

Për 19-vjeçarin francez ka pasur interes edhe nga klubet e tjera të mëdha, por Tottenham ka vepruar më shpejt dhe ka gjetur gjuhën e përbashkët me Bournemouth. Në sezonin e tij të parë në Premier League, Elip Junior Kroupi shënoi 13 gola.

Sky Sports zbulon se Tottenham është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për sulmuesin francez. Zyrtarizimi pritet brenda javës.

The post Tottenham nuk mjaftohet me 267 mln euro të shpenzuara deri tani, objektivi i radhës: 100 mln euro për të forcuar sulmin appeared first on Telesport.