Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka reaguar pas vendimit të Leon Avdullahut për të zgjedhur Kosovën në vend të Zvicrës.

I pyetur nëse ishte i zhgënjyer që nuk mundi ta grumbullojë mesfushorin e Hoffenheim-it, Yakin u shpreh:

“Ne, sipas asaj që shoh unë, jemi marrë intensivisht me të që nga pranvera. Sigurisht, me kalimin e tij në Bundesligë, ai tani ka edhe pretendime. E kam ndjerë që nuk i ka ardhur lehtë. Duhet ta pranojmë që ai vendosi për një ndërrim kombëtareje”

Tekniku zviceran nuk e fshehu zhgënjimin:

“Unë e interpretoj kështu: tek ne në qendër ka shumë konkurrencë, ndërsa ai dëshiron të luajë menjëherë. Më duket shumë për të ardhur keq.”, theksoi ai.

The post Trajneri i Zvicrës i zhgënjyer që Avdullahu zgjodhi Kosovën appeared first on Alsat.