Sipas një raporti nga Drejtoria Meteorologjike Turke, korriku i vitit 2025 u regjistrua zyrtarisht si korriku më i ngrohtë në Turqi në 55 vitet e fundit, njoftoi sot Ministria Turke e Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike.

Temperatura mesatare në korrik të këtij viti ishte 26.9 gradë Celsius, një rritje prej 1.9 gradësh krahasuar me mesataren shumëvjeçare, thuhet në deklaratë.
Në analizën, e cila përfshinte të dhëna nga 220 stacione matëse, temperatura rekord u matën në deri në 66 vende, raporton Anadolu.

Në deklaratë theksohet veçanërisht se në qytetin e Silopit u mat 50.5 gradë, gjë që theu rekordin absolut të temperaturës për muajin korrik në Turqi.

Ndër dhjetë vendet më të nxehta në vend, qyteti i Cizre-it në provincën Şırnak renditet i pari, ku temperatura mesatare në korrik arriti në 49.4 gradë.

Rekord i i mëparshëm kombëtar ishte 49.5 gradë Celsius dhe u mat në gusht 2023 në provincën perëndimore të Eskisehir.

Turqia, e cila ka qenë nën vapë të madhe gjatë javëve të fundit, është përfshirë nga disa zjarre të mëdha gjatë korrikut.

Katërmbëdhjetë persona humbën jetën duke luftuar zjarret muajin e kaluar në perëndim të vendit.

Dy zjarre të mëdha detyruan qindra njerëz të evakuoheshin të premten në provincën veriperëndimore të Çanakalasë, ku Ngushtica e Dardaneleve ishte e mbyllur për trafikun detar.

The post Turqi: Korriku i vitit 2025, muaji më i nxehtë në 55 vjet, temperatura e matur 50.5 gradë appeared first on Alsat.