Konflikti aktual midis UEFA-s dhe FIFA-s është i dukshëm dhe nuk mund të fshihet dot më. Një shembuill i qartë që marrëdhëniet mes dy instituticioneve nuk janë aspak të mira, ishte fakti kur organi drejtues evropian, i kryesuar nga Alexander Ceferin, emëroi gjyqtarin somalez Omar Artan, i përjashtuar nga Kupa e Botës për shkak të problemeve me vizën amerikane, për të arbitruar Superkupën e UEFA-s më 12 gusht në Salzburg.
Por, UEFA nuk ndalet me kaq dhe së fundmi. Drejtori i Arbitrimit në UEFA, Roberto Rosetti, ka ftuar gjyqtarin somalez, Omar Artan, në seminarin e parë të sezonit, i cili bashkon gjyqtarët më të mirë nga e gjithë Evropa. Ky është kursi standard që mbahet çdo sezon para fillimit të fazës së grupeve të Champions League, si dhe dy garave të tjera evropiane të klubeve, Europa League dhe Conference League.
Ky veprim i fundit i UEFA-s shihet si një lloj sfide ndaj FIFA-s dhe vendimeve të saj.
The post UEFA sfidon sërish FIFA-n dhe i bën ftesën e veçantë gjyqtarit somalez që u përjashtua nga Botërori appeared first on Telesport.
