Luftëtari amerikan i arteve marciale mikse Joshua Van (18 fitore e 2 humbje) fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve duelin ndaj sfidantit brazilian Alexandre Pantoja (30 fitore e 7 humbje).
Van mbrojti për të dytën herë titullin kampion bote në peshën “flyweight” (pesha deri 57kg), në eventin UFC-331 zhvilluar në Los Anxhelos.
Një përballje e dominuar nga Van, që në të pestë raundet thuajse ishte superior në kafaz, cka u konfirmua edhe nga vendimi i gjyqtarëve (49-46, 49-47, 50-45).
Pantoja kërkoi të hakmerrej për humbjen e 9 muajve më parë, në një duel që asokohe u ndërpre në raundin e parë pas një dëmtimi, por pa sukses. Në atë sfidë ai humbi titullin kampion, që nuk e rimorri dot.
Van bëri një paraqitje të mirë, me grushte e shkelma të fuqishëm karshi rivalit, por edhe duke u mbrojtur mirë. Pantoja u rrëzua në tapet e rezistoi deri në fund, por pa mundur dot të fitojë.
The post UFC-331/ Nuk ka hakmarrje për Pantoja, Joshua Van dominon në kafaz dhe mbron titullin kampion bote appeared first on Telesport.
