Deri në fund të kësaj jave pritet që uji në Gostivar të jetë teknikisht i përdorshëm, paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Mickoski tha se në fund të javës së ardhshme, pritet që uji të jetë i sigurt edhe për pije.

“Nëse shkon gjithçka siç duhet, sepse janë përfshirë ekipe edhe të ujësjellësit në Shkup dhe ekspertë. Unë pres që deri në fund të kësaj jave, të kemi ujë teknikisht të përdorshëm në Gostivar. Nëse shkon siç duhet, plani është që në fund të javës tjetër ai ujë të jetë i mirë edhe për pije”, theksoi Mickoski.