Universiteti i Tetovës sot mban zgjedhjet për rektorin e ri, ku në garë janë tre profesorë. Për postin e drejtuesit të universitetit kandidojnë rektori aktual, profesori Jusuf Zejneli, si dhe profesorët Fehari Ramadani dhe Kushtrim Ahmeti. Pas përfundimit të procesit të votimit, njëri prej tyre pritet të zgjidhet rektor i Universitetit të Tetovës për mandatin e ardhshëm.
Konkursi për zgjedhjen e rektorit të ri u shpall më 4 maj dhe ishte i hapur deri më 13 maj. Kandidatët duhej të plotësonin dy kushte themelore: të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të mbajnë titullin profesor i rregullt (ordinar).
