Ferrari është e vetmja nga skuadrat kryesore të Formula 1 që nuk ka fituar asnjë garë në 14 garat e deritanishme të vitit 2025. Ky rezultat është shumë larg pritshmërive që kishte “kokëkuqja” në fillim të sezonit.

Me sfidën për titull të braktisur pothuajse menjëherë, Ferrari e kaloi vitin 2025 duke ndjekur një McLaren të pakapshëm. Inxhinierët arritën ta përmirësojnë disi njëvendëshen, por SF-25 ende nuk është konkurruese.

Megjithatë, për drejtorin e ekipit Frederic Vasseur, skuadra duhet të synojë të fitojë të paktën një garë nga Zandvoort e tutje: “Duhet të jemi gati për pjesën e fundit të sezonit, ku do të luftojmë për vendin e dytë në kampionat (Ferrari është 24 pikë përpara Mercedes dhe 66 pikë përpara Red Bull”.

Duam të fitojmë disa gara nga tani deri në fund“, tha drejtori i ekipit, që rinovoi kontratën me Ferrari: “Rinovimi është një hap i mirë përpara në këtë proces. Kemi pasur disa diskutime dhe ka pasur thashetheme në shtyp gjatë dy javëve të fundit që nuk ndihmuan stabilitetin dhe moralin e ekipit. Por tani e gjithë kjo është pas nesh“.

The post Vasseur s’heq dorë: Duam të fitojmë një ose disa gara këtë sezon, Ferrari e meriton appeared first on Telesport.