Periudha pa podium për Ferrari vazhdon. Edhe në Madrid, në një pistë me shumë kthesa dhe ku “kokëkuqja” mbërriti me avantazhin e një dite xhirimi të kryer më herët gjatë verës, skuadra përjetoi një të diel me hope. Gara nisi me tërheqjen e Lewis Hamilton, ndërsa Charles Leclerc u rendit në vendin e katërt.
Monegasku e udhëhoqi garën për gati 40 xhiro duke shpresuar për makinën e sigurisë ose flamur të kuq që mund ta kthente në garë për fitoren nga ana strategjike. Kjo shpresë rezultoi e kotë, por i dha mundësi pilotit nga Monako të demonstronte një menaxhim të shkëlqyer të gomave dhe një shpejtësi të krahasueshme me atë të rivalëve.
“Sinqerisht, nëse humbëm pikë, kjo ndodhi kryesisht për shkak të provave zyrtare të ditës së shtunë. Ne bëmë atë që duhej, morëm rreziqet e nevojshme. Duhet të përmirësohemi të shtunave, sepse ritmi në garë ekziston”, tha drejtori sportiv i Ferrari, Frederic Vasseur.
“Kishim një ritëm të mirë në kualifikuese, por nuk arritëm ta finalizonim siç duhet në xhiron e fundit. Nëse do të më duhej ta përqendroja vëmendjen e ekipit te një gjë e vetme ajo do të ishte në provat zyrtare. Ishim në krye, pra potenciali ekziston, thjesht duhet të përshtatemi më mirë,” përfundon Vasseur.
The post Vasseur zbulon problemin e Ferrari: Ritmi në garë i mirë, duhet të jemi më të shpejtë gjatë provave zyrtare appeared first on Telesport.
