Kreu i LSDM-së Venko Filipçe akuzoi pushtetin për përkeqësim të gjendjes ekonomike në vend. Sipas tij në 2 vite qeverisje VMRO-ja nuk ka treguar rezultate as në fushën e ekonomisë e as sa i përket standardit jetësor. Filipçe tha se qytetarët përballen me të ardhura të ulëta dhe me mungesë të masave për mbrojtje nga kriza, nuk ka para për paga e pensione më të larta.

“Varfëria po rritet. Shkalla ka arritur në 27,9 për qind në vitin e parë të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së. Inflacioni ka arritur në 5,7 për qind, ndërsa në eurozonë diku rreth 3 për qind. Shtrenjtimi i ri i derivateve bëri që të shtrenjtohet gjithçka. Nuk u morën masa në kohë. Thjeshtë nuk ka segment në ekonomi që është i mirë. Buxheti është në prag të kolapsit, nuk ka para për asgjë. Thjesht, Qeveria është e fokusuar të gjejë burime të reja të huamarrjes. Borxhi publik është rritur vetëm për 2 vjet, është degjeneruar borxh i ri prej 2,5 miliardë euro, para të cilat do t’i kthejnë gjeneratat e ardhshme.” /Alsat.mk

The post Venko Filipçe shpërthen: Ekonomia në rënie, qytetarët pa mbështetje appeared first on Alsat.