Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosja e ka nominuar Albin Kurtin si kandidat për kryeministër për zgjedhjet e 7 qershorit.

Nominimi i Kurtit mori mbështetjen e të gjithë anëtarëve gjatë mbledhjes të së shtunës.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu në arsyetimin e saj, tha se e propozon sepse pushteti si rehati dhe privilegj por përgjegjësi ndaj qytetarëve.

“Të dashur aktivistë, jam e nderuar që të propozoj zyrtarisht Albin Kurtin si kandidat për kryeministër të Republikës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit”, njoftoi Haxhiu në këtë mbledhje.