Juventus e ka nisur me fitore sezonin e ri, duke fituar 0-1 në transfertën ndaj Frosinone, në javën e parë në Serie A. Në minutën e 17-të, ishte Gleison Bremer që dha sinjalet e para, duke goditur me kokë pas një krosimi në zonë, por gjuajtja e brazilianit shkon ngjitur me shtyllën e majtë.

Në minutën e 22-të, Bremer tregohet i saktë këtë herë, duke shënuar me kokë, pas krosimit të Francisco Conceicao në zonë. Duke përfituar edhe nga dalja jo e studiuar mirë e portierit kundërshtar, Bremer nuk fali këtë herë. SHIKOGOLIN

Në minutën e 42-të, Juventus iu afrua golit të dytë por goditja e Pierre Kalulu u përplas në shtyllën e majtë. Një minutë më pas, portieri i Frosinone, Lorenzo Palmisani, bën një pritje të shkëlqyer ndaj goditjes së Kenan Yildiz. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Juventusin.

Pjesa e dytë la për të dëshiruar. Juventus rrezikoi vetëm dy herë me Conceicao-n, por pa gjetur dot rrjetën. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Juventus del nga “Benito Stirpe” me 1 gol dhe tre pikë.

Në ndeshjen tjetër, Lecce fitoi 0-2 në transfertën ndaj Venezia. Medon Berisha vazhdon të jetë ende i dëmtuar. Golat për Lecce u shënuan në pjesën e dytë nga Olaf Gorter 46′ dhe Tiago Gabriel 80′.

The post VIDEO: Juventus cinik, një gol për tre pikë në transfertë appeared first on Telesport.