Real Madrid ka bërë më së miri detyrën në “Santiago Bernabeu”, duke fituar 4-0 ndaj Malaga, ndeshje e vlefshme për javën e tretë në La Liga.

Sfida u zhbllokua në minutën e 19-të, ku Jude Bellingham pas një depërtimi të bukur në zonë, finalizoi aksionin e tij personal, në mënyrën më të bukur, me gol. SHIKOGOLIN

Në minutën e 26-të, Jude Bellingham është sërish protagonist, goditja me kokë e anglezit devijohet nga portieri kundërshtar dhe përfundon në rrjetë. Quhet autogol. SHIKOGOLIN

Në minutën e 30-të, krosim perfekt i Alexander Arnold, Mbappe nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë dhe të shënonte golin e tij të parë për këtë takim dhe të tretin për Real Madridin. SHIKOGOLIN

Pjesa e parë mbyllet 3-0 për “Los Blancos”. Pjesa e dytë ishte më e qetë dhe thjesht madrilenët administruan në mënyrë perfekte rezultatin. Në minutat shtesë, Arda Guler shënon golin e katërt, pas një kombinimi të përkyer mes tyre dhe asistit të Vinicius Junior. Real Madrid fiton 4-0 dhe kryeson renditjen me 9 pikë të plota. SHIKOGOLIN

The post VIDEO: Real Madrid nuk e llogarit Malaga-n dhe kryeson renditjen me pikë të plota appeared first on Telesport.