Sulmuesi brazilian Vinicius Junior ishjte një nga golashënuesit e fitores 3-0 që Real Madrid arriti ndaj Pachuca, në finalen e Kupës Interkontinentale. Ai realizoi golin e tretë me penallti, ndërkohë që kishte dhënë edhe një asist për Mbappe.
“Jam shumë i lumtur për ndeshjen dhe trofeun, si atë të Kupës Interkontinentale ashtu dhe atë të Lojtarit më të Mirë nga FIFA. Është një trofe që të gjithë ne lojtarët e dëshirojmë”, tha Vinicius.
“Sezonin e kaluar arrita të fitoj shumë tituj dhe të bëj mirë. Gjithmonë them se nuk janë vetëm golat apo trofetë e mi. Janë shokët e skuadrës ata që më ndihmojnë në fushë, trajneri, presidenti, stafi… të gjithë janë të rëndësishëm që ne të triumfojmë”, tha braziliani.
Duke folur për trajnerin Carlo Ancelotti, që korri suksesin e 15-të me “los blancos”, sulmuesi tha: “Ancelotti është i jashtëzakonshëm. Është një trajner që bën gjithçka në mënyrë perfekte, ai e meriton“.
Në fund, edhe një koment për faktin se shënuan të gjithë sulmuesit. “Le të shpresojmë se mund të vazhdojmë kështu, të shënojmë të tre dhe të fitojmë normalisht. Tani na pret ndeshja e fundit në shtëpi me tifozët dhe kupat”.
The post Vinicius: I lumtur për dy trofe në dy ditë, Ancelotti është trajneri që bën gjithçka në mënyrë përfekte appeared first on Telesport.
