Dusan Vlahovic mbetet sërish bardhezi, por këtë herë jo te Juventusi. Sulmuesi serb ka pranuar ofertën e klubit turk, Besiktas, i cili për ta bindur i ka ofruar kontratë 3-vjeçare me 10 milionë euro në vit, plus 10 milionë euro bonus në momentin e firmës.
Vlahovic ka kryer të gjitha formalitetet dhe në orën 21:30 ka mbërritur në aeroportin “Atatürk” të Stambollit, ku e prisnin shumë tifozë. Për sot janë planifikuar vizitat mjekësore dhe firma e kontratës.
Lamtumira nga Juventusi – Vlahovic ishte një nga emrat më të përfolur të merkatos, por interesimi i shumë klubeve nuk u konkretizua, kryesisht për arsye ekonomike. Edhe largimi nga Juventusi lidhet me pagën e tij të lartë.
Tani, nga një klub bardhezi te tjetri, Vlahovic është gati të nisë një kapitull të ri dhe të përballet sërish me Victor Osimhen, këtë herë në derbin e Stambollit dhe jo në Juventus-Napoli. Ndoshta në këtë rivalitet mund të bashkohet edhe Rafa Leao, për një tjetër “Serie A” në versionin turk.
The post Vlahovic sërish bardhezi, firmos me Besiktas. Pranohet oferta 10 milionë euro në vit e turqve appeared first on Telesport.
