VMRO-DPMNE ka kritikuar ashpër kreun e Lidhjes Socialdemokrate Venko Filipçe, duke e akuzuar se, nën ndikimin e ish liderit Zoran Zaev, po e pengon rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian. Sipas tyre, Filipçe vepron sipas diktatit të Zaevit dhe me këtë, siç pretendojnë, mbështet krimin dhe korrupsionin. Nga VMRO-DPMNE shtojnë se një drejtim i tillë po e çon LSDM-në drejt dobësimit dhe nuk i shërben perspektivës evropiane të vendit.
“Ka një fakt të qartë se, Filipçe dhe SDS nuk mund të lëvizin në drejtimin e të bërit ndonjë gjë të mirë për Maqedoninë. Në fjalorin e tyre nuk ka asgjë të mirë për Maqedoninë. Ata kundërshtojnë çdo gjë që është progresive, reformiste. Udhëheqja aktuale di vetëm ti shërbej Zaevit, ndërsa në asnjë mënyrë Maqedonisë,” deklaroi Brane Petrushevsi, deputet i VMRO-së. /Alsat.mk
The post VMRO-DPMNE akuzon Filipçen për ndikim nga Zaevi dhe bllokim të rrugës drejt BE-së appeared first on Alsat.
